Hoti: Haradinaj asgjë nuk po mund të vendos pa e pyetur Vuçiqin

Aktuale

Hoti: Haradinaj asgjë nuk po mund të vendos pa e pyetur Vuçiqin

Nga: A.Zh Më: 14 mars 2018 Në ora: 12:13
Avdullah Hoti

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Avdullah Hoti, ka thënë kryeministri Ramush Haradinaj, nuk po mund të bëjë asgjë pa e pyetur presidentin serbe, Aleksandar Vuçiq.

Hoti, në një postim në Facebook, ka thënë se Haradinaj po vazhdon politikën e PDK-së, sa i përket rolit të pakicave dhe Serbisë në vendimmarrje në Kosovë.

Më poshtë postimi i plotë i Hotit:

Me vazhdimin e vendeve të rezervuara, PDK-ja ka synuar të krijojë situatën për ta qeverisur Kosovën vetëm me pakicat. Këtë sot po mundohet ta bëjë edhe Haradinaj. Por, po i shohim rezultatet. Asgjë nuk po mund të vendos pa e pyetur Vucic-in.

Pyeteni publikisht Slobodan Petroviqin. A kanë qenë dakord deputetët serbë dakord që në këmbim të vazhdimit të vendeve të rezervuara edhe për një mandat ta votonin ndryshimin e Kushtetutës për krijimin e Ushtrisë?/BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat