Publicisti Faton Abdullahu ka thënë se në Kuvend duhet të diskutohet se si Qeveria duke ardhur në pushtet me ndihmën e Listës Serbe, e ka bërë të pakalueshme pengesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës, përcjell Bota sot.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo pengesë është tashmë vetë qeveria.
Postimi i plotë:
Qeveria dhe Ushtria
Ajo që ja vlenë të diskutohet sot jo vetëm në Kuvend, eshte se si kjo Qeveri duke ardh në pushtet me ndihmën vendimtare te Listes Serbe e ka forcuar dhe bërë të pakalueshme pengesën për themelimin e Ushtrisë së Kosovës. Rrjedhimisht kjo pengesë tash është vet kjo Qeveri.