Abdixhiku: Taksat e qytetarëve të Kosovës s’mund të përdoren për promovime fiktive personale

Aktuale

Abdixhiku: Taksat e qytetarëve të Kosovës s’mund të përdoren për promovime fiktive personale

Nga: G.B Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:34
Lumir Abdixhiku

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se kjo parti kërkon hetim për milionat e lobimit, librat e porositur dhe keqpërdorimet e tjera.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ka dorëzuar nismën e GP të LDK-së, ëpr të themeluar Komisionin Hetimor Parlamentar, që do t’i hetojë fondet multimilionëshe, përcjell Bota sot.

Abdixhiku ka thënë se taksat e qytetarëve të Kosovës nuk mund të përdoren për promovime fiktive personale dhe LDK do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve.

Postimi i plotë:

Hetime për milionat e lobimit, librat e porositur dhe keqpërdorimet e tjera.

Në emër të Grupit Parlamentar të LDK-së, sot prezantova nismën tonë parlamentare mbi themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar. Ky komision do t’i hetojë fondet multimilionëshe të dhëna për çështje lobuese - në veçanti mbi biografinë fiksionale, të blerë e të porositur, të Presidentit të Kosovës.

Taksat e kosovarëve s’mund të përdoren për promovime fiktive personale!

E kemi parasysh se Komisionet Hetimore do t’i aktivizojnë menjëherë shërbyesit, mediat e shpifësit e mbrojtjes së Presidentit në sulme ndaj nesh; por të tillat as s’na zmbrapsin e as s’na ndalin në gjetjen e së vërtetës.

LDK do të nisë mbledhjen e nënshkrimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat