Disa prej aktivistë të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë nisur sot një aksion të shpërndarjes së billbordeve nëpër rrugët kryesore të Prishtinës.
Aty shihen fotot e pushimeve të djalit të presidentit të Kosovës, Hashi Thaçit, Endritit.
“Derisa djali i Shefit të Shtetit shëtit nëpër vende të botës në Kosovës ekziston mjerim i përditshëm”, thuhet në pankartat e tyre.
Ndonëse nuk kanë marrë pjesë pranë komunës së Prishtinës, aktiviteti i tyre është zhvilluar duke mos u penguar nga askush.
Ndryshe, Endrit Thaçi kishte publikuar kohë më parë fotografi të udhëtimeve jashtë shtetit, përfshirë edhe udhëtimet e tij në SHBA.