Pacolli: Në Kosovë ka mjedis biznesi shumë të përshtatshëm

Aktuale

Pacolli: Në Kosovë ka mjedis biznesi shumë të përshtatshëm

Më: 20 mars 2018 Në ora: 17:53
Behgjet Pacolli me drejtuesit e një kompanie globale gjermane

Zëvendëskryeministri i parë dhe njëherësh shefi i diplomacisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Bruksel, është takuar me drejtuesit e një kompanie globale gjermane, që ka dhe shqiptarë në role të rëndësishme menaxheriale, të cilët duan të zhvendosin fabrikat e tyre në Kosovë.

“I garantova se te ne ka mjedis biznesi shumë të përshtatshëm dhe një rini të mrekullueshme. Krahas diplomacisë institucionale, diplomacia ekonomike prodhon fryte të prekshme, ndaj gjatë qëndrimit në Bruksel, ju përkushtova dhe asaj”, shkruan Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat