Pacolli: Vetëvendosje është jashtë realitetit

Aktuale

Pacolli: Vetëvendosje është jashtë realitetit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 23:51
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministër i vendit, Behgjet Pacolli, ka zgjedhur studiot e televizionit T7 për të folur për herë të parë, pas ratifikimit të demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Duke komentuar zhvillimet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku votimi i demarkacionit u pengua disa herë nga Lëvizja Vetëvendosje, deputetët e së cilës hodhën gaz lotsjellës, Pacolli ka thënë se ata "duhet ta shohin botën më ndryshe".

“S’mund të aplikosh dhunë ndaj pronës tënde... e cila është krijuar me mund, mjete e djersë”, ka thënë Pacolli në emisionin "DPT Te Fidani".

“S’mund ta shkatërrosh në mënyrë arbitrare”, ka theksuar kreu i Aleancës Kosova e Re.

Pacolli ka dënuar veprimet e partisë së Albin Kurtit, duke thënë se ato në mënyrë arbitrare edhe rrezikuan shëndetin e njerëzve.

“Është dashur ta dinë se dhuna i takon së kaluarës”, ka thënë Pacolli.

“Në këtë mënyrë është vepruar në vitet 50. Sot jetojmë në një realitet krejtësisht tjetër”, është shprehur ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat