Veseli e konfirmon udhëtimin e Thaçit në SHBA

Aktuale

Veseli e konfirmon udhëtimin e Thaçit në SHBA

Më: 22 mars 2018 Në ora: 00:24
Foto arkiv, Hashim Thaçi e Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Veseli ka thënë se është i vërtetë pohimi se Thaçi ndodhet në SHBA.

Para pak ditësh u bë e ditur se edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka udhëtuar drejt SHBA-së, pa e njoftuar vizitën.

Partitë opozitare në Beograd e kanë akuzuar Vuçiqin se është përfshirë në negociata sekrete me Hashim Thaçin, fillimisht në Paris e më pas edhe në SHBA.

Pak ditë më parë gazeta prestigjioze austriake “Der Standard” njoftoi se dy presidentët ishin përfshirë në bisedime për ndarjen e Kosovës, por që ky opsion ishte ndaluar pas intervenimit të Berlinit.

Veseli ka mohuar një mundësi të tillë.

Ai ka thënë se Thaçi nuk i tradhton interesat e vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat