Djali nga Broja që ia ndryshoi kufirin djalit të Gllogjanit: S’ka mujt Sulltani, Cari e Mark Milani me ndryshu e...

Aktuale

Djali nga Broja që ia ndryshoi kufirin djalit të Gllogjanit: S’ka mujt Sulltani, Cari e Mark Milani me ndryshu e...

Nga: P.R Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:48
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Kuvendi i Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme miratoi Demarkacionin me Malin e Zi, sipas marrëveshjes së nënshkruar ne vitin 2015 nga ish ministri i jashtëm i Kosovës, tash president i vendit, Hashim Thaçi.

Por, dikur Ramush Haradinaj, tash kryeministër u Kosovës, kishte drejtuar akuza të ashpra ndaj Thaçit të cilin ai e quante edhe djali nga Broja, vend ky nga është Thaçi.

Por djali nga Broja, si duket ia ndryshoi kufirin djalit nga Gllogjani, vendlindja e Ramush Haradinajt.

“Kulla Zhlebit është plot vorre, edhe Serbia kur u maru Jugosllavia se ka lujt, se e ka dite se sa gjaku e sa temeli është qaty. As Hashim Thaçi, as Murat Meha, as kushdo smuj e lun ate kufi.  Këta janë ka rrejnë, ai kufi ka me u kthy në Çakorr, e në Kullë të Zhlebit. Unë për Çakorr jam tuj e bo betejen, betejen politike për qaf t'Çakorrit, se aty janë jo dhjetëra por janë mija njerëz që i kanë lanë eshtrat për me mbet kufiri aty, e me erdh mua Murat kushi, e Hashim kushi e po thotë jo se ki qaty.  Po s’mundesh bre ti se ska mujt as Sulltani në atë vakt e as Cari i Rusisë, me e pru posht. Sulltani nuk ka mujt, Sulltani me forcat e veta me ushtritë e veta, bashk me Mark Milanin, e me krejt skanë mujt me lshu n'rrafsh. Cari i Rusisë së asaj kohe, ska mujt me pru n'rrafsh”, kishte deklaruar Ramush Haradinaj, gjatë kohës kur bënte luftë për të ardhur në pushtet, përmes kauzës së tij për Demarkacionin.

“Edhe nuk mundet ky, as dikush si ky, as kerkush.  Sulltan kushi u kon, që u kon fuqia e botës. Cari në atë kohë që u mundu me e rrit cernagoren, ku kanë bo edhe marrëveshje ner veti skane mujt me lshu ne rrafsh, e janë detyrua me lanë ne Çakorr, se krejt kush është shqiptar e din se sa lufta u bo për me u nal qaty.  Veq qiky farë djali i Brojes, tha jo duhet me leshu në Kuqishtë, kadal more, mos ditsh shko vet thojnë”, thoshte Haradinaj për Thaçin.

“E ai është historian me demek,  ai unë kam kry histori. E tash ai po thotë që skem hup tokë se ka ardh në Kucisht, se krejt kush është shqiptar e din sa lufta u bo për me u nal qaty.  Vet qeky farë djali i Brojës thojke duhet me qu n'Kuçisht. Kadal more shko vet vlla, mos dish shko vet thojnë. Qaty u pa qe ska kry shkollë kurrë i ngrati, pernime unë nuk besoj që ai njeri ka bo dy ditë shkollë”, kishte deklaruar Haradinaj duke akuzuar rëndë Thaçi, shkruan “Bota sot”.

Ne u sjellim edhe njëherë këtë video e cila është shumë aktuale edhe sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat