Heldt: Liberalizimi i vizave, ka ende punë për t’u bërë - Bota Sot
Heldt: Liberalizimi i vizave, ka ende punë për t’u bërë

Aktuale

Heldt: Liberalizimi i vizave, ka ende punë për t’u bërë

Më: 22 mars 2018 Në ora: 12:43
Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, ka uruar përfaqësuesit institucional të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por tha se sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë.

Këto komente Heldt i bëri me rastin e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit në mes të Fondit Kosovar për Garantimin e Kredive dhe Qeverisë së Gjermanisë, me ç'rast është lansuar "Agrodritarja", që ka për synim mbështetjen e sektorit të agrobiznesit.

Heldt: Jemi këtu që të punojmë e jo të shohim gaz lotsjellës

“Më lejoni që të filloj së pari duke uruar Kosovën për vendimin e djeshëm, i cili është një vendim i vështirë sepse na çon drejtë asaj që kryesisht ne ndërkombëtarët dhe përfaqësuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës janë këtu, e jo që të shohin diçka si ajo që pash unë në mesditën e djeshme, gazi lotsjellës i hedhur në përfaqësimin më të lartë politik të këtij vendi por që të punojnë për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve të Kosovës.  Dhe pikërisht kjo është ajo me të cilën ka të bëjë ky event lansues. Sa i përket liberalizimit të vizave ka ende punë për t’u bërë. Por, kemi bërë hapa të mëdhenj përpara në integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian”, tha ai. 

Sipas tij, bujqësia, është njëra prej fushave më premtuese dhe për të hyrë veçanërisht në këtë instrument në këtë fazë tregon se ne duam ta integrojmë Kosovën, posaçërisht në fushën e bujqësisë, për të vazhduar përpara jo vetëm në promovimin e mundësive për prodhim këtu por edhe në nivelin regjional dhe Evropian. Kjo është pra ajo me të cilën KFW, banka jonë për rindërtim dhe filozofinë e saj kanë të bëjnë”,

Sipas tij, rindërtimi nuk është diçka që bëhet vetëm në sektorin financiar, por ndihma për shoqëritë pas ngjarjeve të tmerrshme të luftës, luan rol në të gjitha aspektet jetësore.

Edhe ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ndjehet i nderuar për lansimin e "Agrodritares", duke theksuar se përmes saj do të ndihmohen njerëz që kanë ide dhe gratë.

Ai tha se Qeveria e Kosovës ka vendosur që të rris në një nivel më të lartë rritjen ekonomike, duke mbështetur sektorin privat.

Hamza: Jam shumë i lumtur që po fillojmë me një dritare të re

“Është jashtëzakonisht pozitive që zhvillimet brenda këtij fondi janë në përputhje me idetë fillestare, që targetohen grupet që kanë qenë objektiv. Ndihmohen ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, ato që janë pjesëmarrëse më të mëdha në rritjen ekonomike, por brenda tyre, përkrahen njerëzit e rinj, me ide të reja, por që iu mungon kolaterali. Grupi tjetër është grupi i grave. E dimë se norma e papunësisë në Kosovë është e lartë, por e dimë se brenda këtij grupi gjinia femërore është në normë më të lartë. Dhe sot jam shumë i lumtur që po fillojmë me një dritare të re”, tha ai.

Ministri Hamza tha se pas themelimit të këtij Fondi, janë shumë të lumtur që Banka Qendrore për Zhvillim është bashkangjitur dhe po kontribuon me kapital. Sipas tij, përmes "Agridritares" do të përkrahen njerëzit e rinj që kanë ide, derisa bëri të ditur se edhe gratë ndërmarrëse do të jenë përfituese të këtij projekti.

Ai tha se mbeten të angazhuar në realizimin e një linje të re kreditore me një shumë të konsiderueshme për këtë fond, në mënyrë që të rriten.

Ndërsa Markus Aschendorf, udhëheqës i Divizionit të Sektorit Financiar dhe Zhvillimit ekonomik për Evropë Juglindore dhe Turqi - KFW Banka Zhvillimore, tha se ky projekt është bërë i mundshëm pasi që shumë institucione kanë bashkuar forcat, në mënyrë që të punohet në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Aschendorf: Ky projekt është i mundshëm vetëm meqenëse i kemi bashkuar shumë forcë

“Ne ofrojmë garanci për NMV-të në mënyrë që të marrin kredi lokale, të investojnë dhe të krijojnë kapital shtesë. Kështu jemi bashkuar për lansimin e ‘Agrodritares’ me mbështetjen e Qeverisë gjermane. Do të ndajmë prej 7.45 milionë euro, prej nga 4.5 milionë do t’i dedikohen sektorit bujqësor. Ky projekt është i mundshëm vetëm meqenëse i kemi bashkuar shumë forca, Qeveria e Kosovës, e cila ka kontribuar me 3 milionë euro, USAID, SIDA dhe Qeveria gjermane”, u shpreh ai. 

Shefi i Misionit të USAID-it në Kosovë, James Hope, tha se rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës në Kosovë janë të lidhura ngushtë me bujqësinë dhe agrobizneset.

Hope: Krijimi i vendeve të punës, i lidhur ngushtë me bujqësinë

“Rritja ekonomike dhe krijimi i vendeve të punës në Kosovë është i lidhur ngushtë me bujqësinë dhe agrobizneset, dhe lidhjet me tregjet globale. Kosova ka produkte shumë të mira bujqësore dhe biznese familjare prodhojnë. Kjo ‘Agrodritare’ do të ketë një ndikim të madh që t’iu ndihmojë këtyre familjeve të arrijnë të maksimizojnë potencialin e vet, rritjen”, tha Hope.

Hope vëmendje iu ka kushtuar edhe grave në biznes, për të cilat tha se fakti se vetëm 3 për qind e kredive shkojnë në drejtim të tyre është duke u tejkaluar, pasi deri më tani mbi 100 kredi nga ky fond iu janë dhënë grave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test