Naim Rashiti: Përgatituni – Dialogu 100 herë më i vështirë se Demarkacioni

Aktuale

Naim Rashiti: Përgatituni – Dialogu 100 herë më i vështirë se Demarkacioni

Më: 22 mars 2018 Në ora: 22:34
Naim Rashiti

Njohësi i Integrimeve Europiane, Naim Rashiti, ka thënë se dialogu Prishtinë-Beograd, do të mbetët njëra ndër temat më të rëndësishme, njofton Klan Kosova.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ai ka thënë se pas kësaj çështje institucionet duhet të fokusohen tek dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ky proces do të jetë shumë më i komplikuar besoj sesa procesi i Pavarësisë”, ka thënë Rashiti në Zonën e Debatit.

“Duhet të përfundojë ky proces dhe të mbyllet, ndonëse është çështja më e komplikuar, për shkak të historisë, për shkak të mos-implementimit të marrëveshjeve të arritura”.

Rashiti ka thënë se megjithatë Kosovën e presin edhe shumë tema të madha.

“Reformat e mëdha në të cilat Kosova duhet të futet, transformimi rrënjësor i administratës publike, gjyqësorit, refomirmi i skenës politike, Vetting i Policisë, transformimi i FSK-së dhe tema të tilla të rënda do të ketë shumë, çështja e integrimit të veriut”.

“Mësimi është që për të gjitha temat të fillohet komunikimi me kohë, edhe Demarkacioni kaloi për shkak të komunikimit të mirëfilltë dhe më të sinqertë se më herët”.

“Të fillojnë të përgatiten që të mos kenë ndasi kaq të mëdha në dialogun me Serbinë që është 100 është më i vështirë se Demarkacioni”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat