Donika Kadaj do të donte ta zhdukte nga faqja e dheut këtë video

Aktuale

Donika Kadaj do të donte ta zhdukte nga faqja e dheut këtë video

Nga: A.Zh Më: 26 mars 2018 Në ora: 10:24
Donika Kadaj Bujupi

Vota e saj ishte vendimtare për të kaluar në Kuvend Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi.

Mirëpo, vajtje-ardhjet e Donika Kadaj-Bujupit, nëpër parti të ndryshme politike, nuk po kalojnë pa kritika të shumta.

Kadaj-Bujupi kishte befasuar në vitin 2016 duke dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të kaluar menjëherë në Lëvizjen Vetëvendosje, për “hir të parimeve”.

Mirëpo, asaj nuk iu deshën as 2 vite, për t’u kthyer sërish në “shtëpinë” e saj të vjetër, AAK. Por, këtë fundit, ajo e kishte kritikuar për Demarkacionin, madje kreun e saj Ramush Haradinaj, e kishte quajtur edhe “tradhtar të kombit”.

Kështu, vota e saj u bë vendimtare për miratimin e Demarkacionit.

E në media po qarkullojnë video të shumta, ku ajo shihet duke e quajtur Demarkacionin, çështje të vdekur, akt tradhtie dhe vepër penale, shkruan Bota sot.

“Më 1 shtator është konfirmuar vdekja e këtij projekti. Në vitin e fundit, kanë qenë të gjitha palët, në rend të parë deputetët e opozitës, aktivistët, qytetarët, banorët e Rugovës, peticioni, ekspertët, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria, të cilat kanë konfirmuar, se bëhet fjalë për një gabim, i cili Kosovës do t’i kushtojë me 8200 hektarë tokë, do të thotë, do të jetë një farë plage e hapur, nëse vazhdohet të institohet të shkohet në këtë mënyrë. Bëhet fjalë për një marrëveshje e cila, si e tillë si është nënshkruar, përbën vepër penale, përbën akt të tradhtisë”, ishte njëra nga deklaratat e shumta të Donika Kadaj-Bujupit, kundër Demarkacionit./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat