Pacolli paralajmëron arrestimin e zyrtarëve serbë

Aktuale

Pacolli paralajmëron arrestimin e zyrtarëve serbë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 12:09
Behgjet Pacolli,

Ministri i jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se zyrtarët serbë, Marko Gjuriq dhe Nebojsha Stefanoviq do të arrestohen nëse provojnë që të hyjnë sot në territorin e Kosovës.

“Nebojsha Stefanoviq ka pasur leje por i është revokuar ndërsa Marko Gjuriq nuk ka leje deri më sot. Pra për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre. Nëse ministrat serb futen në territorin e Kosovës ata do të arrestohen”, ka shkruar Pacolli

Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar për sot pjesëmarrjen e tyre në një panel me temën ‘Gjendja e serbëve në Kosovë’ që do të mbahet në veri të Mitrovicës, pavarësisht se institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë leje për qëndrimin e tyre në Kosovë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim zbatimin e urdhrit të pranuar nga Ministria e Jashtme, ka dërguar njësi revelante në veri për të ndaluar hyrjen e dy zyrtarëve serbë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat