Pas arrestimit të Gjurqit, vjen reagimi i Pacollit

Aktuale

Pas arrestimit të Gjurqit, vjen reagimi i Pacollit

Më: 26 mars 2018 Në ora: 19:08
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, thotë se Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit, pas arrestimit të Gjuriqit.

Pacolli ka treguar se pas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Kosovës.

“Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës. Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që ti respekton ligjët e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat