Largimi i listës Serbe, flet zyrtari i Qeverisë

Aktuale

Largimi i listës Serbe, flet zyrtari i Qeverisë

Nga: S.Rugova Më: 26 mars 2018 Në ora: 21:12
Koalicioni PANA-Lista serbe

Kreu i Listës serbe, Groan Rakiq, përmes një komunikate dërguar mediave, ka thënë se partia e tij ka ndërmarr iniciativën për t’u larguar nga Qeveria Haradinaj.

Kjo iniciativë e Listës Serbe erdhi pas ngjarjeve të sotme në Veri të Kosovës, ku u arrestua shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Kjo është një ditë e rëndë për serbët në Kosovë e Metohi ku më së miri u pa fytyra e institucioneve të Prishtinës. Brutalisht, me plumba në tyta, me shok-bomba dhe duke goditur gra e burra u dhunuan përfaqësuesit ligjorë dhe legjitimë të popullit serb në institucionet e krahinës, ministra, drejtorë zyrash, përfaqësues e kryetarë komunash”, ka thënë Rakiq.

“Pas keqtrajtimit të tillë dhe demonstrimit të dhunës, udhëheqësia e Listës Serbe ka zhvilluar një takim urgjent ku morëm iniciativën për t’u larguar nga Qeveria në Prishtinë. Për këtë vendim do ta njoftojmë presidentin e Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq”, është shprehur më tej Rakiq.

Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Halil Matoshi në një përgjigje të shkurtë për gazetën ‘’Bota sot’’, ka thënë që ende nuk ka asgjë zyrtare.

‘’Jo. Asgjë zyrtare’’, tha shkurt Matoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat