Deputeti i AAK-së ka dyshime për arrestimin e Marko Gjuriqit

Aktuale

Deputeti i AAK-së ka dyshime për arrestimin e Marko Gjuriqit

Më: 26 mars 2018 Në ora: 21:52
AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj përmes një statusi në Facebook ka deklaruar se nuk po mundet “t’i bie në fijë” asaj çfarë ka ndodhur sot në Mitrovicë të Veriut, ku u arrestua Marko Gjuriq.

Ai ka shprehur dyshime mbi gjithë këtë ngjarje.

Deri më tani pothuasje të gjithë krerët institucional kanë shkruar për ngjarjen e sotme, mirëpo jo edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Në ngjarjen e sotme në veri është parë edhe ministri i Bujqësisë Rikallo dhe zëvendës kryeministri Dalibor Jevtiq.

Ky është statusi i plotë i deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj:

Po mundehem ta kuptoj atë që ndodhi sot në Mitrovicë, e s’po muj i bi në fije. Mu duk sinjifikative një deklaratë e Pacollit, e thënë disa orë para arrestimit të Gjutiqit se ai nuk ka leje dhe nëse hyn në Kosovë, do të arrestohet!

Ishalla është siç po kujtojnë shumica, por seç e kam një dyshim për gjithë këtë ngjarje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat