Deputeti i VV-së: Burgosja e Gjuriqit, fundi i Ramushit!

Aktuale

Deputeti i VV-së: Burgosja e Gjuriqit, fundi i Ramushit!

Nga: G.B Më: 26 mars 2018 Në ora: 22:05
Arrestimi i Marko Gjuriqit

Deputeti i VV-së, Sami Kurteshi, ka komentuar arrestimin e Marko Gjuriq sot në veri të Mitrovicës, ku ka thënë se arrestimi i tij është fundi i Ramush Haradinajt si kryeministër, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se LVV nuk është në dijeni për gjithë këtë që ka ndodhur, përpos pamjeve që janë publikuar në media, derisa shton se arrestime të tilla bëhen për interesa të Thaçit e Veselit, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Burgosja e Gjuriqit, fundi i Ramushit!

Loja ldk-pdk për rrëzimin e Ramush Haradinajt realizohet në mënyrë të përsosur me „arrestimin“ e Gjuriqit sot. 
Ramush bye-bye nga posti!

Ky është çmimi intervenimit të sotëm të ROSU në Mitrovicë.

Përndryshe, çdo intervenim i Policisë së Kosovës në format luftarak në pjesën veriore të Mitrovicës çdo 5-6-7 vite, për interesa të ngushta personale të Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Askush, e as LVV nuk ka asnjë informatë në lidhje me rastin në fjalë, përveç pamjeve televizive nga kamerat e porositura. 
LVV nuk ka asnjë njohuri pse është zgjedhur ky moment për arrestim të funksionarit/ëve serbë pikërisht në këto momente, sot. 
Për të hequr vëmendjen e publikut nga cenimi i territorit të Republikës së Kosovës me ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi?! Apo për të fshehur rezultatet e pritura të takimeve ilegale Thaçi-Vuçiç!?

Sidoqoftë, LVV është kundër shfaqjeve të tilla mediale ku rrezikohet jeta e policë/eve të Kosovës për teket e Thaçit, Veselit apo edhe kujtdo tjetër. Keqpërdorimi i policisë së Kosovës, i burrave dhe grave të ndershme e të sinqerta, rrezikimi i jetërave të tyre, si në rastin e Enver Zymberit, jo vetëm është e papranurshme, por përbën krim.

Edhe ashtu „Zajednica“ nuk kalon, çoftë edhe duke e rrëzuar qeverinë Haradinaj.

#PoshtëZajednicabashkëmeThaçin./BS/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat