Selimi: Sot u dëshmua se edhe veriu është Kosovë

Aktuale

Selimi: Sot u dëshmua se edhe veriu është Kosovë

Më: 26 mars 2018 Në ora: 22:46
Behar Selimi

Ish-drejtori i Policisë të Kosovës, Behar Selimi ka thënë se arrestimi dhe depërtimi i të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka ndodhë konform rregullave ligjore, sikurse për çdo të huaj tjetër që hyn pa leje në vend.

Ish-drejtori i Policisë të Kosovës, Behar Selimi ka thënë se arrestimi dhe depërtimi i të ashtuquajturit drejtor të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, ka ndodhë konform rregullave ligjore, sikurse për çdo të huaj tjetër që hyn pa leje në vend.

Ai në një intervistë tha se veprimi i tillë nga Policia e Kosovës është dëshmi e punës së mrekullueshme që Policia e Kosovës bënë, duke dëshmuar se veriu është Kosovë.

Sipas Selimit, hyrja e Gjuriqit ishte e jashtëligjshme dhe si rezultat ishte pritur edhe arrestimi dhe depërtimi i tij.

“Hyrja e tij ka qenë e palejueshme rrjedhimisht e paligjshme dhe për këtë janë sjellur me të sikur me çdo të huaj që futet në territorin e Kosovës pa leje. Prandaj ai është dashur të arrestohet dhe të depërtohet. Mendoj se edhe në planin e përgjithshëm me gjithë rrezikun që ka pasur ky aksion në kuptimin e rendit të sigurisë në veri, është dashur që përfundimisht të dëshmojmë se ne jemi në veri dhe aty është Kosovë”, tha ai.     

Mes tjerash, ai tha se ishte Policia e Kosovës ajo që ka dëshmuar profesionalizëm dhe guxim, duke dëshmuar se kujdeset për sigurinë dhe vepron gjithmonë konform detyrave të dhëna.

“Veprimi i sotshëm i shtetit të Kosovës përmes policisë, ishte i guximshëm, ishte i ligjshëm, dhe ka dëshmuar se Kosova përfundimisht është në veri. Se jemi prezent kudo dhe se në të ardhmen kushdo të ketë kujdes se si po sillet me sovranitetin dhe integritetin e Kosovës”, tha ai për kp.

E sipas ish-drejtorit të Policisë të Kosovës ngjarjet e sotshme tregojnë se politika në Kosovë kësaj radhe ishte e qartë, ku si rrjedhojë theksoi se sa herë që politikanët janë të qartë, policia është aty për të kryer punën e saj në mënyrën më profesionale të mundshme.

Në të kundërtën tha se do të ekzistonte rreziku për luhatjen e profesionalizimit të tyre.

“Profesionalizimi i tyre mund të luhatet vetëm në rast se ka pavendosmëri në vendimmarrjen politike. Përndryshe ata dëshmuan se kur jepet detyra e kryejnë në mënyrë profesionale ndaj të gjithë qytetarëve dhe në çfarëdo situate ata nuk e manifestojnë atë emocionin e tyre emocional, por integritetin profesional të tyre”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat