Lista Serbe në Beograd për të vendosur rreth largimit nga Qeveria e Kosovës

Aktuale

Lista Serbe në Beograd për të vendosur rreth largimit nga Qeveria e Kosovës

Më: 27 mars 2018 Në ora: 09:40
Anëtarë të Listës Serbe në Kosovë, foto nga arkivi

Lista Serbe, subjekt ky politik që përfaqëson në institucione shumicën e komunitetit serb që jeton në Kosovë pritet të qëndrojë sot në Beograd, për ta njoftuar presidentin e Serbisë, Aleksanadar Vuçiq me vendimin për largim nga Qeveria e Kosovës.

Të hënën në mbrëmje, Lista Serbe ka zhvilluar një takim ku është miratuar nisma për largim nga Qeveria e Kosovës. Vendimi i Listës pasoi zhvillimet në Mitrovicë pas arrestimit të shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nga Policia e Kosovës.

Presidenti serb Vuçiq, ka deklaruar të hënën në Beograd se u takon serbëve të Kosovës që të vendosin vetë për çështjen e largimit nga institucionet.

Sidoqoftë, ai është shprehur i gatshëm të bisedojë me ta, siç ka thënë ai “me gjakftohtësi”.

"Kjo është një ditë e rëndë për serbët në Kosovë në të cilën është parë më së miri fytyra e institucioneve të Kosovës. Në mënyrë brutale, me plumba në tytë, me shok-bomba dhe me goditje brutale mbi gratë dhe burrat janë sulmuar dhe rrahur përfaqësuesit legalë të popullit serb, ministra, drejtorë të zyrave, deputetë dhe kryetarë komunash", thuhet në deklaratën e Listës Serbe.

Lista Serbe, ka një grup parlamentar prej 10 deputetëve, prej të cilëve, nëntë janë serbë dhe një nga komuniteti goran.

Po ashtu, kjo Listë mban poste ministrore dhe zëvendësministrore në Qeverinë e Kosovës si dhe udhëheq me shumicën e komunave ku serbët përbëjnë shumicën.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat