Kurti: Arrestimin e Gjuriqit e bëri Thaçi me Maxhunin, askush nuk e pyeti Haradinajn

Aktuale

Kurti: Arrestimin e Gjuriqit e bëri Thaçi me Maxhunin, askush nuk e pyeti Haradinajn

Më: 27 mars 2018 Në ora: 18:31
Albin Kurti

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti në një konferencë për media tha Presidenti ka përdorur Haradinajn, ndërsa e injoroi atë duke marrë vendim që të arrestohet Gjuriq krye në vete.

Kurti ka mbajtur konferencë për media lidhur me arrestimin e djeshëm të Marko Gjuriqit si dhe me takimet e fundit të liderëve shtetërore.

“Ne nuk e dimë nëse kishte strategji shtetërore para aksionit, na nuk e dimë nëse ka strategji shtetërore pas këtij aksioni, dhe ne kemi përvojë të hidhur me strategjinë shtetërore karshi politikave të Serbisë”.

“Kryeministri Haradinaj nuk ishte në gjendje të thotë se ka dhënë urdhër për arrestimin, ai tha se e ka monitoruar arrestimin e Gjuriqit, të gjithë qytetarët e Kosovës e kanë monitoruar arrestimin e tij live por nga televizionet e tyre”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se Haradinaj është anashkaluar nga ky rast nga Thaçi dhe drejtori i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, duke shtuar se Haradinaj e kishte Thaçin në dorë para një jave, por sipas tij pas ratifikimit të demarkacionit rolet janë ndërruar.

“Duket se atë e ka anashkaluar dueti Hashim Thaçi, Shpend Maxhuni dhe presidenti Thaçi qartazi nuk ia ka më nevojën Haradinajt siç ia kishte para nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Para ratifikimit Haradinaj e kishte në dorë Thaçin, por pas ratifikimit u ndërruan rolet”

“Duket se me ratifikimin e demarkacionit u premtuan liberalizimi i vizave dhe tash ngjashëm mendojnë të veprojnë edhe me ‘Zajednicën’ ku në këmbim të instalimit të saj premtohet ulësja në OKB. Edhe Bosnja ka  ulëse në OKB dhe Serbia e njeh por është shtet jo funksional për shkak të instalimet të ‘republikës serbe’ atje”.

“Duket se atë e ka anashkaluar dueti Hashim Thaçi, Shpend Maxhuni dhe presidenti Thaçi qartazi nuk ia ka më nevojën Haradinajt siç ia kishte para nënshkrimit të marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Para ratifikimit Haradinaj e kishte në dorë Thaçin, por pas ratifikimit u ndërruan rolet”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat