Profesori universitar ka një kërkesë për Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Aktuale

Profesori universitar ka një kërkesë për Thaçin, Haradinajn dhe Veselin

Nga: H.Orana Më: 27 mars 2018 Në ora: 18:58
Thaçi, Haradinaj dhe Veseli

Profesori universitar, Fadil Maloku ka folur për situatën aktuale duke kërkuar nga krerët e shtetit të lëshojnë rrugë.

Ai ka thënë madje se koha për reflektim është tani.

Postimi i plotë:

Go ahead, President, Kryeministër e Kryeparlamentar, ose lëshoni rrugë!

Koha për reflektim shtetndërtues, është tani!

1. Acarimi që po ndodhë aktualisht, në nivel global, kontinental, e rajonal midis Rusisë (alias; lindjes) dhe SHBA-ve (alias perëndimit) shkaku i dëbimit të spiujve rus..., është rast ideal që duhet të shfrytëzohet nga ne, si pretekst ideal; për ta vorrosur pretendimin "historik" të shtetit serb për Kosovën "si djep" të saj!

2. Por, i gjithë ky pretendim e synim real në horizont..., nuk mund të arrihet dot pa një konsenzus (qoftë edhe i heshtur!) mes subjekteve aktuale politike, dhe pa një kordinim mes mentorëve të shtetndërtimit.

3. Andaj, go ahead President, Kryeminister, e Kryeparlamentar! Me mandat kushtetues, u takon Juve, që ta bëni një ofertë të re substanciale gjithë spektrit politik dhe dashamirëve të interesit shtetërorë e kombëtar të Kosovës. Të paktën ngrini, përkohësisht, inatet, ndërskamcat, dhe dallimet ndërpersonale, ndërpartiake, e ideologjike. Ndryshe, u lëshoni rrugë tjerëve, se koha nuk pret...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat