E fundit: Takohen Thaçi e Haradinaj

Aktuale

E fundit: Takohen Thaçi e Haradinaj

Më: 27 mars 2018 Në ora: 20:43
Ramush Haradinaj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, janë takuar sonte.

Takimi kishte për qëllim kordinimin  e punëve të përbashkëta shtetërore për menaxhimin e situatës së sigurisë.

Po ashtu në këtë takim janë diskutuar edhe tema tjera të interesit shtetëror.

Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj gjatë ditës së sotme kanë mbrojtur intervenimin e Policisë së Kosovës në veri të vendit, për arrestimin e Marko Gjuriqit.

Takimi i dy zyrtarëve shtetërorë vjen pas zhvillimit të aksionit të Policisë së Kosovës në veri të vendit, ku është arrestuar i ashtuquajturi drejtor i zyrës serbe për Kosovë, Marko Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat