LDK nuk futet në koalicion, Tali tregon deputetët që do të refuzojnë të bëhen pjesë e krimit

Aktuale

LDK nuk futet në koalicion, Tali tregon deputetët që do të refuzojnë të bëhen pjesë e krimit

Nga: N.H Më: 27 mars 2018 Në ora: 20:53
LDK

Ish-kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Tali, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pas raportimeve të fundit se Haradinaj ka filluar bisedimet me LDK-në për të dërguar PDK-në dhe AKR-në në opozitë me Vetëvendosjen.

Ai thotë se beson në deputetët e rinj të LDK-së. Tali ka thënë se Lumir Adbixhiku e Vjosa Osmani do të refuzojnë kategorikisht të bëhen pjesë e krimit.

Postimi i plotë i ish-kandidati për deputet:

Unë nuk besoj se LDK do të futet ne koalicion me PAN'in.

Shumë besojë në deputetët e rinj parimor si dr Lumir Adbixhikun apo dr Vjosa Osmanin, që do të refuzojnë kategorikisht të bëhen pjesë e krimit.

Por besa edhe këta patriotet e PAN nuk besoj se i pranojnë ne radhët e tyre LKJ'istet titisto-jugonostalgjike.

Mos te harrojmë se “kumandantat” u bënë bashkë, edhe duke e shkelur unin e tyre, vetëm se për ta mbrojt Kosovën nga rreziku ruso-komunisto-ortodokso-sllave.

Se ka pas lehtë Ramushi, Fatmiri e Jakupi, që përkundër gjithë atyre nënçmimeve e përbuzjeve që ja bënen Hashim Kadria, të ju futën në krevat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat