Lepaja thotë se Thaçi e Vuçiqi po grinden para mediave pak ditë pasi kanë darkuar fshehtas

Aktuale

Lepaja thotë se Thaçi e Vuçiqi po grinden para mediave pak ditë pasi kanë darkuar fshehtas

Më: 28 mars 2018 Në ora: 13:52
Ilustrim

Publicisti Fadil Lepaja thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq po grinden para mediave, vetëm pak ditë pasi kanë darkuar fshehtas.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Lepaja ka shkruar se edhe arrestimi i tyre është bërë me pëlqim ndërmjet këtyre në mënyrë që të themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Ky është komenti i tij i plotë:

PRESIDENTËT GRINDEN PARA MEDIAVE, VETËM PAK DITË PASI KISHIN DARKUAR FSHEHTAS 

Ndërhyrja në veri, me një pretekst kot, ishte një shërbim i mirë, të cilin Presidenti Thaçi ja bëri , presidentit serb Vuçiç. Them, pretekst kot, sepse Gjuriq, do të hyj sërish sa here të i teket, në teritorin e Kosovës, sepse marrëveshja e negociuar në Bruksel, ja lejon këtë. Me këtë akt, ai, veç është kthyer prej provokatorit dhe agresorit, në viktimë.
Tash, ky akt, duhet të jetë dakorduar në bisedimet e fshehta, Vuçiç-Thaçi, për të shmangur anash aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili e konteston asociacionin në formën qysh ishte dakorduar z.Thaçi dhe kështu nën presionin edhe të opozitës, ishte bllokuar ky proces. Pas kalimit tël imponuar të demarkacionit, dhe deklaratave se vizat prap nuk janë afër, tash çështja e asociacionit po shtrohet në tavolinë, me të njejtin motiv dhe me të njejtën shpresë se ky koalicion do të e kaloj pa telashe edhe atë. Pastaj mbetet veç antikorrupcioni dhe krimi i organizuar, por kjo nuk është aq e rëndësishme, nëse këto detyra kryhen qysh duhet.
Por të këthehemi te intervenimi në veri dhe pasojat.
Tash, nuk do të bisedohet për versionin që e detyron kushtetuta, por serbët do të shpallin vet asociacionin, me kompetenca, pak a shumë të republikave serbe, në Bosnje dhe Kroaci (dikurë) , prandaj u duhej preteksit, dhe arsyetimi se Kosova po synon me ba një "Ollujë" në veri, dhe se Serbia duhet të mbrojë popullin e saj. Sjelljet e egra, dhe të padinjitetshme të policisë, si duket kishin pikrisht këtë synim që të iritojnë serbët, dhe të thuhet se nën këtë shtet nuk mund të jetohet. 
Bisedimet për Asocicionin, tash do të imponohen si bisdime të në (pu)shteti arrogant ( Kosova) dhe viktimave, ( Komuniteti) serb, e jo sikur kërkesa të një komuniteti për shkëputje.
Në një vend normal, në vend të euforisë, se e ka ba namin policia, do të mblidhej parlamenti me urgjencë dhe do të konstatoheshin pasojat e kësaj ndërhyrje dhe (pa)përgjegjësia për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat