Duda Balje komenton arrestimin e Marko Gjuriqit

Aktuale

Duda Balje komenton arrestimin e Marko Gjuriqit

Më: 28 mars 2018 Në ora: 16:42
Duda Balje

Deputetja e komunitetit boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje, ka thënë se çdo shtet do të vepronte sikurse Kosova në rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit.

Sipas saj, reagimi i Kosovës ishte përgjigja ndaj veprimit të Serbisë dhe ndaj hyrjes pa leje në Kosovë të zyrtarëve serbë.

“Dje në parim kemi treguar se si do të veprojmë ndaj shteteve të cilat nuk na respektojnë si shtet të pavarur. Natyrisht se i kemi pritur edhe reagimet e palës së Serbisë dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Kam lexuar natyrisht edhe reagimet e zotëri (Millorad) Dodikut, deklaratë e cila për mua është e pabesueshme, edhe pse prej tij asgjë më e mençur dhe më inteligjente nuk kam pritur”, thotë Balje.

Thotë se është e panevojshme të ngrihen tensionet, sepse secili shtet që është i pavarur dhe i ndërgjegjshëm për territorin e vet do të vepronte njësoj.

“Askush nuk ia ndalon hyrjen në territorin e Kosovës asnjë serbi e as askujt tjetër. Kosova është shtet demokratik, mirëpo mendoj se njerëzit që e kanë ditur se nuk mund të hyjnë në atë mënyrë, parimisht është dashur të lajmërojnë më herët, sepse lajmërimi është i domosdoshëm, dhe e përsëris, veprimi i djeshëm (të hënën) i policisë sonë është reagim ndaj hyrjes së paautorizuar në Kosovë”, tha më tej ajo.

Sipas Baljes, ky është qëndrimi unanim i komunitetit boshnjak në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat