Hoxhaj: Gjuriq u fut në Kosovë një ditë para arrestimit

Aktuale

Hoxhaj: Gjuriq u fut në Kosovë një ditë para arrestimit

Më: 28 mars 2018 Në ora: 21:39
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se Marko Gjuriq ishte futur në Kosovë një ditë para arrestimit dhe dëbimit të tij, që ndodhi ditën e hënë në Mitrovicën Veriore.

Sipas Hoxhajt marrëveshja ndërkombëtare e nënshkruar në Bruksel, përcakton qartë se kur dhe si bëhen kërkimi për lejen e vizitës, ku edhe kishte bërë shkelje Marko Gjuriq.

“Gjuriq realisht është futur një ditë më parë në Kosovë, sipas informatave të fundit që kam, përderisa ka bërë përpjekje që të marrë leje për ta vizituar Kosovën”

“Në kohën kur zyra e tij ka bërë kërkesën ai veçse ka qenë në Kosovë” ka deklaruar Hoxhaj ne një interviste ne Zona B.

Ai theksoi se aksioni i policisë për arrestimin dhe dëbimin e Gjuriq nuk ka qenë drejtuar komunitetit serb, mirëpo kishte të bëj me një individ që ishte futur ilegalisht në Kosovë.

Enver Hoxhaj vlerësoi se veprimet e Marko Gjuriq, marrë parasysh edhe deklaratat e tij që kishte hyrë në Kosovë edhe 6-7 herë të tjera, përbëjnë provokim.

“Qëllimi i tij ka qenë që të provokojë situatën e brendshme në Kosovë”

“Gjuha dhe sjellja e tij politike e pa përgjegjshme ka bërë që ne të mos jemi tolerant për sjellje të tilla” është shprehur Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat