Armend Zemaj ia përmend ministrit Tahiri vrasjet e pasluftës!

Aktuale

Armend Zemaj ia përmend ministrit Tahiri vrasjet e pasluftës!

Më: 28 mars 2018 Në ora: 23:06
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane, ku po raporton ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka theksuar se nuk po bëhet reforma e duhur.

Ai ndër të tjera e ka pyetur ministrin e Drejtësisë, se a ka pasur ndonjë rast kur është kërcënuar ndonjë prokuror.

“A është kërcënuar ndonjë prokuror. Nëse po, atëherë duhet të bëjmë ç’është e mundur që t’u u ofrohet mbrojtje e siguri. E nëse nuk janë kërcënuar, atëherë konkluzioni po dihet”, tha ai.

Zemaj ndër të tjera ka folur edhe për vrasjet e pasluftës.

Sipas tij, pas bartjes së rasteve nga EULEX-i tek vendorët, duhet pasur shumë kujdes me rastet e vrasjeve të pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat