Delawie viziton pak orë pas marrjes së detyrës guvernatorin e BQK-së

Aktuale

Delawie viziton pak orë pas marrjes së detyrës guvernatorin e BQK-së

Më: 29 mars 2018 Në ora: 14:15
Foto nga takimi


Ambasadori Delawie, uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen e tij në postin e guvernatorit dhe inkurajoi BQK-në të vazhdojë rrugën e saj në rregullimin e sektorit financiar dhe mbarëvajtjen e stabilitetit të sektorit.

Një udhëheqësi e fuqishme dhe e lartë në BQK janë kyçe për fuqinë e vazhdueshme financiare të Kosovës dhe shprehu dëshirën e Ambasadës Amerikane për të vazhduar të punojë me BQK-në.

Shkëlqesia e tij  Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, sot vizitoi Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës, me ç’rast u mirëprit nga Guvernatori Fehmi Mehmeti.

Me këtë rast, Guvernatori Mehmeti e njoftoi Ambasadorin rreth zhvillimeve në sektorin financiar të vendit, duke nënvizuar rritjen e aktivitetit të këtij sektori në mbështetje të zhvillimit ekonomik të vendit dhe shkallën e lartë të qëndrueshmërisë që gëzon ky sektor, thuhet në komunikatën e BQK-së.

Guvernatori Mehmeti po ashtu shprehu mirënjohjen e lartë për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Qeveria e SHBA-ve për zhvillimin institucional të BQK-së që nga themelimi i saj dhe për zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi. Guvernatori Mehmeti shprehu përkushtimin e tij të lartë për të avancuar të gjitha funksionet e BQK-së dhe për ta forcuar edhe më tej bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën Amerikane dhe të gjitha agjencionet e Qeverisë së SHBA-ve.

Shkëlqesia e tij, Ambasadori Delawie, uroi Guvernatorin Mehmeti për përzgjedhjen e tij në postin e guvernatorit dhe inkurajoi BQK-në të vazhdojë rrugën e saj në rregullimin e sektorit financiar dhe mbarëvajtjen e stabilitetit të sektorit. Ambasadori Delawie gjithashtu theksoi që një udhëheqësi e fuqishme dhe e lartë në BQK janë kyçe për fuqinë e vazhdueshme financiare të Kosovës dhe shprehu dëshirën e Ambasadës Amerikane për të vazhduar të punojë me BQK-në.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat