Vuçiq: Po ta kishim rrahur ndonjë shqiptar, s’do të kishim pasur shpëtim

Aktuale

Vuçiq: Po ta kishim rrahur ndonjë shqiptar, s’do të kishim pasur shpëtim

Më: 29 mars 2018 Në ora: 17:23
Stërvitjet ushtarake të Serbisë

Stërvitjet ushtarake të Serbisë me municion luftarak me emrin ”Sadejstvo 2018” (Bashkëveprimi 2018) ka filluar sot në poligonin ushtarak të Serbisë, në Pasuljanske livade.

Stërvitjet, të cilat po i mbikëqyr kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiq, siç njoftojnë medie të Beogradit po bëhen nga Brigada e katërt e Ushtrisë Tokësore dhe brigadat ajrore e ato speciale.

Në stërvitje po marrin pjesë 923 pjesëtarë të ushtrisë dhe në to përdoren lloje të ndryshme armatimi .

Vuçiq, në këtë ngjarje ushtarake ka edhe folur për zhvillimet e fillim javës në Kosovë .

“Sikur ne të kishim rrahur e arrestuar ndonjë shqiptar, nuk do të kishim pasur shpëtim, ndërsa kjo që ndodhi s’ka lidhje, sponsorët e pavarësisë së Kosovës janë të përmbajtur”, citon portali informer të ketë thënë ai me këtë rast.

“Është vështirë kur flisni me sponsorët e pavarësisë, ata në radhë të parë janë amerikanët dhe disa vende perëndimore”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e opozitës serbe se arrestimi i Gjuriqit ka qenë i inskenuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat