Abdullahu: Thaçi sot më antievropian se kurrë, një president i tillë nuk i duhet Kosovës

Aktuale

Abdullahu: Thaçi sot më antievropian se kurrë, një president i tillë nuk i duhet Kosovës

Nga: G.B Më: 29 mars 2018 Në ora: 17:50
Faton Abdullahu

Gjashtë shtetas turq të kolegjit ‘Mehmet Akif’ janë arrestuar sot dhe janë ekstraduar në Turqi.

Pas kësaj ka pasur reagime të shumta.

Publicisti Faton Abdullahu duke komentuar këtë ngjarje, ka thënë se presidenti Thaçi nuk ka mundur t’i bëjë ballë presionit të Ankarasë për depërtimin e gylenistëve, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se Thaçi sot është shfaqur më antievropian se kurrë dhe se një president i tillë nuk i duhet Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

Thaçi sot dekodoj politikën e tij të vërtetë

Tash sa kohë Presidenti Thaçi është ushtar besnik i Erdoganit. Ai ka hy thell në lojën me Turqinë e Erdoganit, me biznese, me klane e me politika. Prandaj sot Thaçi nuk ka mundur t’i bëj ball presionit të Ankaras zyrtare, për deportimin e gylenistëve. Dikur bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Erdoganin, Thaçi e ka justifiku me proamerikanizëm dhe me faktin se Turqia është pjesë e NATO-s dhe botës perëndimore. Por tash kjo po ndryshon shpejt dhe pandalshëm. Turqia ka marrë rrugë tjetër. Por Thaçi nuk mund të ndryshoj. Ai nuk mund të pavarësohet nga Erdogani, as të ndryshoj raportin me Turqinë e tij, sepse tërpia dje, ja ka lidh këmbët dhe duart sot, për të vepruar njëjtë si evropianët dhe perëndimorët e tjerë. Thaçi sot u shfaq më antievropian se kurrë. President i tillë nuk i duhet Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat