Familjarët thonë se turqit e ndaluar ende nuk janë deportuar në Turqi

Aktuale

Familjarët thonë se turqit e ndaluar ende nuk janë deportuar në Turqi

Më: 30 mars 2018 Në ora: 12:26

Avokatëve dhe familjare e personave të ndaluar dje dhe të deportuar në Turqi besojnë se ata ende gjenden në Kosovë.

Sipas tyre, avokatëve nuk iu është dhënë e drejta e kontaktit dhe nuk iu jepet asnjë informacion në lidhje me ta.

“Sipas disa informacioneve të ardhura z. Mustafa Erdem dhe z. Yusuf Karabina po mbahen ende në ambasadën turke në Prishtinë ndërsa z. Hasan Huseyin Gunakan, z. Kahraman Demirez dhe z. Cihan Ozkan mbahen ende të fshehur në aeroportin Adem Jashari, për doktorin Osman Karakaya nuk dihet fati i tij”, thuhet në njoftimin e ardhur nga Kolegji “Mehmet Akif”.

Ata ju kanë bërë thirrje institucioneve, mediave dhe shoqërinë civile që të kërkojnë llogari nga institucionet në fjalë të bllokojnë urgjent deportimin e tyre duke vepruar menjëherë ngaqë, thonë ata, “në çdo çast pritet deportimi i tyre në rrugë të fshehura”.

“Kosova ende ka shpresë të ruaj dinjitetin e saj”, thuhet në fund.

Mirëpo, kryeministri dhe kryeparlamentari i Kosovës thanë sot se shtetasit turq dje në mesditë janë deportuar nga Kosovë dhe se kanë arritur në Turqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat