Përfundon takimi i krerëve të shtetit, Veseli tregon se çka u bisedua

Aktuale

Përfundon takimi i krerëve të shtetit, Veseli tregon se çka u bisedua

Më: 30 mars 2018 Në ora: 13:30
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Ka përfunduar takimi i krerëve të shtetit që sot ishin mbledhur në periferi të Prishtinës pas ngjarjeve të djeshme që ndodhën në Kosovë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ai i AKR-së Behgjet Pacolli dhe zyrtarë tjerë janë mbledhur sot në një drekë pune.

Por presidenti Thaci ka dal nga restorani para të gjithëve ndërkaq kryetari i Kuvendit Kadri Veseli tha se kjo që ka ndodhur nuk do të përsëritet më.

“Ajo çfarë ka ndodhur dje, nuk do të lejojmë të ndodhë më kurrë”, ka thënë Veseli pas takimit.

“Mesazhi i gjithë në është ky: Ka pas defekte brenda institucioneve që kanë zbrazëti mbi të cilin ka ndodh edhe gabimi i djeshëm. Unë dua t’i siguroj qytetarët e Kosovës në emër të koalicionit qeverisës dhe institucioneve të vendit, nuk do të ndodh më një gjë e tillë, ka qenë gabim dhe nuk do të ndodh më asnjëherë. Kjo është e dëshmshme për qytetarët e Republikës së Kosovës. Jemi duke marr masa dhe do t’i shkojmë deri në fund të kësaj. Kjo është një gabim, që më nuk do të ndodh. Gjërat e tilla më në Kosovë nuk do të ndodhin” ka thënë Veseli. 

Kryeministri Haradinaj e as zëvendëskryeministri Pacolli nuk kanë folur për media.

Krerët e shtetit bashkë në drekë

Presidenti i Kosovës Hashim Thaci, kryeministri Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kryetari i Nismës Fatmir Limaj, ai i AKR-së Behgjet Pacolli dhe zyrtarë tjerë janë mbledhur sot në një drekë pune në një restoran në periferi të Prishtinës.

Nuk dihet tema e diskutimeve por pas ngjarjeve të djeshme besohet se ky do të jetë diskutimi në mes tyre, edhe pse një javë më parë ishte paralajmëruar një drekë pune.

Gjatë seancës që u mbajt paradite kryeministri Haradinaj, dhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli kanë dënuar ashpër arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq.

Sot në mëngjes Haradinaj ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së.

Presidenti Thaçi lë takimin me drejtuesit e shtetit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka lënë takimin që po mbahet mes krerëve të vendit pas zhvillimeve të fundit.

Ndonëse takimi me mes zyrtarëve të tjerë ende po vazhdon në periferi të kryeqytetit, Thaçi është parë duke dalë nga lokali dhe është futur në veturën e tij.

Ai nuk e ka dhënë asnjë deklaratë para mediave se çka është biseduar në këtë takim dhe cili është vendimi.

Zhvillimet në vend, mblidhen krerët e shtetit

Krerët e shtetit janë mbledhur në një lokal jashtë Prishtinës për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit.

Presidenti Hashim Thaçi, Kryeministri Ramush Haradinaj, Kreu i Kuvendit Kadri Veseli, zv/kryeministri Behgjet Pacolli dhe zv/kryeministri Fatmir Limaj, janë parë duke hyrë në një restorant në periferi të Prishtinës.

Arsyeja e këtij takimi është situata e krijuar ditëve të fundit që prek sektorin e sigurisë.

I vetmi që ka folur shkurt para këtij takimi të jashtëzakonshëm është Limaj i cili ka thënë se ajo çka ka ndodhur është turp për vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat