Gylenistët e arrestuar në Kosovë merren në pyetje nga policia turke, ja për çfarë akuzohen!

Aktuale

Gylenistët e arrestuar në Kosovë merren në pyetje nga policia turke, ja për çfarë akuzohen!

Më: 31 mars 2018 Në ora: 09:56
Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë

Gjashtë shtetasit turq të arrestuar në Kosovë janë marrë në pyetje nga policia turke pas deportimit nga autoritetet e Kosovës të sigurisë. Mediat turke kanë bërë publike aktakuzën se për çfarë dyshohen gjashtë të ashtë quajturit ‘gylenistë’.

Cihan Ozkan kishte për detyrë mbledhjen, organizimin dhe administrimin e financave ku më pas ato dërgoheshin në Pensilvani të SHBA-së ku është selia kryesore e Fetollah Gulen, me qëllim mirëmbajtjen e organizatës, shkruan sot njëra nga mediat turke.

Kahraman Demirez akuzohet gjithashtu përveç organizimit nën ‘petkun’ e shkollës që vepron në Kosovë siguron lidhjet dhe pjesëmarrjen e një numri të madh të organizatave që punojnë në mënyrë aktive në vendet e Ballkanit. Nën aktakuzën e njëjtë është edhe Hasan Günakan.

Osman Karakaya me profesion kardiolog akuzohet se ka ndihmuar një të burgosur i akuzuar si pjesëtar i FETO-s, duke i dhënë diagnozën si i sëmurë nga zemra me qëllim që të lirohet nga burgu.

Kjo diagnozë e tij kishte bërë që personit të cilit nuk i përmendet emri kishte arritur të ike nga burgu.

Për këtë kardiologu Karakya, ishte shpërblyer nga vetë Fetollah Gulen, me një pllakate si shenjë falënderimi.

Tutje sipas mediave turke autoritetet gjyqësore të sigurisë turke, dhe autoritetet e Kosovës zhvilluan hetime afatgjata që ndërlidheshin gjashtë personat e arrestuar.

Sipas tyre autoritetet në Kosovë kanë qenë të informuara me dokumentet zyrtare për akuzat kundër gulenistëve gjë që kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim në arrestimin e tyre.

Ndalimi dhe deportimi i ‘gylenistëve’ është arritur dje në mëngjes përmes aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, ku një avion privat ka zbritur në ora 7 të mëngjesit

Të gjashtë personat e arrestuar kanë aterruar në Stamboll rreth orës 12.

I gjithë operacioni ishte zhvilluar me udhëheqjen e shërbimit sekret turk (MIT) dhe Inteligjencës e Kosovës (AKI). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat