Arrestimi dhe deportimi i shtetasve turq, Deda tregon si të veprohet

Aktuale

Arrestimi dhe deportimi i shtetasve turq, Deda tregon si të veprohet

Nga: G.B Më: 31 mars 2018 Në ora: 11:37
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka thënë se në javën e ardhshme në seancën për veprimet e shtetit në lidhje me gjashtë shtetasit turq, duhet të krijohet një komision hetimor parlamentar, që të identifikohen shkelësit e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, përcjell Bota sot.

Deda ka thënë se themelet e shtetit do të sanohen sado pak vetëm me ndëshkim të të gjithë përgjegjësve.

Postimi i plotë:

Javën e ardhshme, sipas të gjitha gjasave, do të ketë seance të jashtëzakonshme të Kuvendit në lidhje me veprimet e errëta të shtetit tonë me gjashtë shtetasit turq.

Rezultat i kësaj seance duhet të jetë krijimi i Komisionit hetimor parlamentar, që në mënyrë institucionale i identifikon shkelësit e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, shkelësit e të drejtave elementare të njeriut, dhe na kthjellë nga “mjegulla” e përgjegjësisë komanduese shtetërore në sektorin e sigurisë dhe deportimin e paligjshëm të shtetasve turq.

Themelet e çara të shtetit tonë do të sanohen sado pak vetëm me ndëshkim të të gjithë përgjegjësve. Turpi shtetëror, në anën tjetër, do të merr kohë të gjatë të kalojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat