Pas akuzave të presidentit Hashim Thaçi ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu.
Ajo përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka thënë se në vend të dorëheqjes, presidenti ka folur në konferencë, duke shtuar se ai ishte në siklet të madh dhe përbën rrezik të madh për vendin, përcjell Bota sot.
Haxhiu ka thënë se akuzat dhe shpifjet ndaj Kurtit dhe Vetëvendosjes kanë për qëllim të largojnë vëmendjen nga skandalet dhe shkeljet e mëdha në të cilat është zhytur.
Postimi i tij i plotë:
Në vend të dorëheqjes, Thaçi paska folur sot në konferencë para gazetarëve!
Dukej në siklet të madh. Është e qartë, ai njëri përbën rrezik të madh për vendin!
Akuzat e shpifjet e ulëta ndaj Lëvizjes dhe Albinit kanë për qëllim shpërqendrimin e vëmendjes nga skandalet e shkeljet e mëdha në të cilat është zhytur!
Kushtetuesja dhe Prokuroria do të duhej të merreshin me të!