“Thaçi e vërtetoi se ai është mbrapa burgosjeve të qytetarëve turq”

Aktuale

“Thaçi e vërtetoi se ai është mbrapa burgosjeve të qytetarëve turq”

Nga: A.S Më: 1 prill 2018 Në ora: 10:44
Hashim Thaçi, foto ilustrim: Bota sot

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali thotë se me fjalimin e djeshëm, Thaçi e vërtetoi se ai është mbrapa burgosjes së qytetarëve turq.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, Tali ka krahasuar Thaçin me veprime të ngjashme të UDB-së.

Image
Driton Tali

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

Me fjalimin e djeshëm z Thaçi e vërtetoi se ai është mbrapa burgosjeve të qytetarëve turq!

Por, tamam si UDB-a dikur bëri shumë shpifje dhe nuk dha përgjigje.

Nuk na tregoi se çfarë krime kanë kryer ata 6 veta në Kosovë?!!! Pse ishin të rrezikshëm për sigurinë e vendit?

Nuk na tregoi se me cilët "partnere ndërkombëtare e kishte pranuar bashke raportin e AKI-se"? A ishin në mesin e tyre z Delawie dhe z O'Conell. Nëse ishin pse nuk ja përmendi emrin atyre ashtu siç e ka bërë çdo herë qoftë në rastin e Demarkacionit apo Gjykatës Speciale etj?!

Nuk na tregoi se kush është ai iranian i cili po e financojka LVV dhe cilët janë lidhjet e z Kurti me Putinin? Sepse kjo është shumë (për mos të thëne edhe me) e rëndësishme për sigurinë e vendit tonë!!!

Dhe, pasi që po e luan rolin (në mënyrë katastrofale!!!) e Presidentit dikush nga këshilltaret e shumtë të tij duhet t'ia tërheq vëmendjen se çdo kundërshtarë politike i ndonjë lideri të cilit do vend nuk është domosdo terrorist në vendet tjera. Si psh në këtë rastin konkret Gyleni nuk trajtohet si i tillë në ShBA. Për mos t'i përmend disidentet tanë që shpalleshin të tillë nga RSFJ si Jusuf Gërvalla e shumë e shumë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat