NZZ: Kosova po lufton kundër Erdoganit

Aktuale

NZZ: Kosova po lufton kundër Erdoganit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:39
Protesta për shtetasit turk

Gazeta gjermane Neue Nordhäuser Zeitung thotë se Kosova po lufton kundër ndikimit turk në Kosovë. Duke raportuar për rastin e fundit të kidnapimit dhe dëbimit të gjashtë gylenistëve, kjo gazetë citon kërcënimet që mori kryeministri i Kosovës nga presidenti turk.

Kosovarët kanë nxit zemërimin e Erdogan pasi kritikuan kidnapimin dhe dëbimin e gjashtë gylenistëve në Turqi, shkruan NNZ.

Kjo pasi Kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme dhe shefin e AKI’së pas arrestimit të gjashtë shtetasve turq.

Në mesin e të arrestuarve janë drejtori dhe zëvendësdrejtori i shkollës ‘Mehmet Akif’ dhe katër mësues të tjerë.

Kjo shkollë është pjesë e lëvizjes Gylen, e cila thuhet se orkestroi grusht shtetin e verës së vitit 2016 në Turqi.

Që nga atëherë Ankaraja ka bërë presion në vendet e Ballkanit për t’i mbyllur të gjitha organizatat, kompanitë dhe shkollat që kanë lidhje me Gylen.

Në shoqërinë kosovare është kritikuar shumë aksioni që u bë në bashkëpunim me Agjencinë Turke të Inteligjencës.

Gjashtë burra u kidnapuan dhe menjëherë u arrestuan po të enjten me aeroplan privat në Turqi.

Në këtë rast nuk u respektua kushtetuta dhe procedurat ligjore. Që atëherë, Qeveria e Kosovës po thekson se nuk dinte asgjë për rastin. Ndërkohë presidenti Hashim Thaçi, i cili mban raporte të mira me Erdogan tha se rasti do të hetohet.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat