Abdixhiku: Kosova po bëhet horë me të gjithë

Aktuale

Abdixhiku: Kosova po bëhet horë me të gjithë

Nga: G.B Më: 2 prill 2018 Në ora: 22:36
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se kemi një shtet që po bëhet horë me të gjithë, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se kjo është gjendja mjeruese e Republikës sonë, ku kryeministri se di çfarë i ndodh në qeveri, e presidenti e armiqëson vendin me aleatët.

Postimi i tij i plotë:

Pra, në pak fjalë, Kosova ka:

- Një President që e armiqëson vendin e vet me aleat.
- Një Kryeministër që s’din çfarë i ndodhë në Qeveri.
- Një Ministër që i raporton partisë jo qeverisë.
- Një intelegjencë në shërbim të një shteti tjetër.
- Një polici që kidnapon e deporton pa procedurë.
- E në fund një shtet që bëhet horë me të gjithë.

Kjo është gjendja mjeruese e Republikës sonë. Në këtë gjendje theqafje na sollën këta sot. Kaos, turpërim, mosdije e papërgjegjshmëri. Kaq dinë, kaq bëjnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat