Deputeti i Alternativës, Ilir Deda duke komentuar ngjarjet e fundit ka thnë se shprehja “Nuk e di” është bërë më e përsëritura nga Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Deda ka shtuar se përderisa dikush nuk din, është dikush tjetër- Presidenti Hashim Thaçi, ai që din, e madje edhe uzurpon kompetencat e Qeverisë.
Reagimi i plotë i Dedës:
Kur “nuk e di” bëhet shprehja më e përsëritur e udhëheqësit të Qeverisë:
“Nuk e di” si ndodhi tërheqja e njohjes nga Burundi;
“Nuk e di” si u kidnapuan 6 shtetas turq;
“Nuk e di” çka po ndodhë në dialog;
“Nuk e di” sa zëvendësministra i kam në Qeveri.
Derisa dikush “nuk din”, një tjetër - Thaçi - po din edhe mirë bile t’i uzurpojë kompentencat e Qeverisë dhe ta shkelë Kushtetutën.