Del video: Momenti kur Albin Kurti e Hashim Thaçi nuk ia zgjasin dorën njëri-tjetrit

Aktuale

Del video: Momenti kur Albin Kurti e Hashim Thaçi nuk ia zgjasin dorën njëri-tjetrit

Nga: P.R Më: 5 prill 2018 Në ora: 15:12
Momenti kur Albin Kurti e Hashim Thaçi ia zgjasin dorën njëri-tjetrit

Sot është zhvilluar konferenca  “Skenarët e 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit po marrin pjesë Kurti  dhe Haradinaj si dhe ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie.

Por ajo që ka rënë në sy është momenti kur Kurti e Thaci nuk kanë folur mes vete.

Pasi që Kurti dhe Haradinaj u rehatuan  afër njëri - tjetrit dhe afër ambasadorit amerikan, erdhi edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi u përshëndet me kryeministrin, por jo edhe kryetarin e VV-së. As ky i fundit nuk i foli presidentit e as nuk u ngrit në këmbë siç bëri Haradinaj, shkruan “Bota sot”.

Ky është momenti kur Thaçi dhe Kurti nuk ia zgjatën dorën njëri-tjetrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat