Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit nesër në Kosovë

Aktuale

Zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit nesër në Kosovë

Më: 5 prill 2018 Në ora: 22:15
Matthew Palmer.

Kosovën gjatë ditës së nesërme do ta vizitojë edhe një zyrtar i lart i Shtëpisë së Bardhë. Mysafir i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, do të jetë ushtruesi i detyrës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj  gjatë ditës së premte do të pret në takim ushtruesin e  detyrës së zëvendës-ndihmësit të sekretarit të Shtetit të SHBA për Çështje Europiane e Euroaziatike, Matthew Palmer.

Zyra e kryeministrit të Kosovës ka bërë me dije se takimi mes tyre do të zhvillohet nga ora 15:00.

Matthew Palmer gjatë ditës së sotme ka qëndruar edhe në Beograd ku është takuar me  presidentin e  Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Siç është raportuar  përveç tjerash, ata janë pajtuar se normalizimi i marrëdhënieve midis Beogradit e Prishtinës ka rëndësi vendimtare jo vetëm për procesin e integrimit në BE, por edhe për stabilitetin e rajonit dhe mirëqenien dhe prosperitetin e popujve në rajon. Ata, po ashtu, kanë theksuar rëndësinë e fqinjësisë së mirë në rajon, që i kontribuon stabilitetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat