Reagon Molliqaj: Shqetësuese që pjesë e aktakuzës për Pronto nuk janë Thaçi e Veseli

Aktuale

Reagon Molliqaj: Shqetësuese që pjesë e aktakuzës për Pronto nuk janë Thaçi e Veseli

Nga: G.B Më: 6 prill 2018 Në ora: 16:35
Dardan Molliqaj

Pas ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria për përgjimet ‘Pronto’, ka reaguar deputeti Dardan Molliqaj.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se ky është një lajm i mirë, por është shqetësues fakti se shefat e klanit Pronto, pra Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk janë pjesë e aktakuzës, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë:

Ngritja e aktakuzës ndaj disa prej pjesëtarëve të klanit Pronto është lajm i mirë për vendin.

Por, ajo që është tejet shqetësuese në këtë rast është se shefat e klanit Pronto, pra Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, nuk janë pjesë e aktakuzës anipse në përgjimet e publikuara kuptohet qartazi që Adem Grabovci është vetëm zbatues i urdhërave të tyre.

PDK-ja që ka keqqeverisur me vendin nga viti 2007 duhet të largohet nga Qeveria sa më shpejtë dhe të gjithë të korruptuarit të hetohen nga organet e drejtësisë. Jo vetëm për t’i përmbushur kriteret për liberalizim të vizave, por për ta zhvilluar vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat