Arifi tregon kur do vazhdojë dialogu me Serbinë

Aktuale

Arifi tregon kur do vazhdojë dialogu me Serbinë

Më: 7 prill 2018 Në ora: 13:34
Avni Arifi

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe (AKS), do të procedohet konform marrëveshjes së Brukselit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur shefi i ekipit negociator nga pala e Kosovës, Avni Arifi.

Sa i përket vazhdimit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai tha se për datën e saktë të bisedimeve do të vendos Bashkimi Evropian (BE).

“Asociacioni do të procedohet konform marrëveshjes së Brukselit dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kur BE-ja të vendosë datën, atëherë do të ndodhë kjo ”, u shpreh shkurt Arifi.

Ai shtoi se pala e Kosovës kërkon që të gjitha marrëveshjet nga këto negociata të implementohen.

Ndryshe, institucionet e Kosovës tashmë kanë filluar edhe zyrtarisht me hapa konkret rifunksionalizimin e ekipit për formimin e AKS-së, hapa këto që i ka mbështetur edhe BE-ja, duke i vlerësuar si mjaft të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjes së Brukselit.

Në një komunikatë për media zyra e BE-së bëri të ditur se Kosova do të ketë katër muaj afat ta përfundojë draftin e AKS-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat