“Marrëdhëniet me Serbinë janë të shkëlqyera, pika që na ndanë është Kosova”

Aktuale

“Marrëdhëniet me Serbinë janë të shkëlqyera, pika që na ndanë është Kosova”

Më: 7 prill 2018 Në ora: 15:34
Erdogan/Vucic

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, ka folur sot për rastin e deportimit të gjashtë qytetarëve turq nga Kosova për në Turqi.

Ai në këtë deklaratë ka thënë se Kosova rrezikon të shndërrohet shtet në kontrollin e organizatës turke “FETO”, të cilën shteti turk e konsideron terroriste dhe përgjegjëse për pucin e vitit 2015.

Cavusoglu,, ka thënë se Kosova hyri në telashe me Turqinë, pas shkarkimit nga puna e dy zyrtarëve të lartë për këtë rast.

Diplomati turk ka thënë se një gjë e tillë është e pakuptimtë, pasi Turqia është një prej shteteve të para që ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe ka lobuar për njohje.

“Presidenti ynë kurdo që ka ndonjë shtet që nuk e ka njohur Kosovën, në bisedën e tij me kryeministrin, presidentin e atij vendi ia kujton këtë”, ka thënë ndër të tjera ai.

Ai ka folur edhe raportet e mira që Turqia ka më Serbinë, por ka thënë se Kosova është pika që i ndanë.

“Marrëdhëniet me Serbinë janë të shkëlqyera. Pika e vetme në të cilën nuk mund të pajtohemi është Kosova. Me Serbinë i zhvilluam marrëdhëniet duke e marrë Kosovën në kllapa. Me Serbinë duam në çdo aspekt të zhvillojmë marrëdhëniet, ashtu edhe me gjithë”, është shprehur kryediplomati turk të shtunën.

Turqia ka paralajmëruar miliarda investime në Serbi, ndërsa që edhe në Kosovë llogaritet si një prej shteteve që ka investuar më së shumti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat