Popoviq: Thaçi nuk do të na trembë

Aktuale

Popoviq: Thaçi nuk do të na trembë

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:45
Ministri serb për Zhvillim dhe Inovacion, Nenad Popoviq

Ministri serb për Zhvillim dhe Inovacion, Nenad Popoviq, ka thënë se “kërcënimiet e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi idërguar Serbisë nga Kosharja heroike paraqesin edhe  një konfirmim se Serbia duhet të forcojë ushtrinë, policinë dhe forcat e tjera të sigurisë”.

“Që nga dështimi për të përmbushur detyrimet nga marrëveshja e Brukseli, arrestimi i drejtorit të Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq, ndërhyrja e forcave terrosite ROSU në veri dhe dhuna që kryen kundër serbëve ndaj kërcënimeve të djeshme është vazhdimësi e qëllimeve separatiste që të provokojë një luftë me popullin serb” tha ai në një deklaratë për publikun.

Popoviq ka shtuar se “kjo nuk do t`i trembë dhe nuk do të ndikojë në vendosmërinë tonë për të ruajtur Kosovën tonë”.

Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë një ditë më parë nga Kosharja se Kosova do t’i përgjigjet Serbisë dhe çdo kërcënimi nga ky shtet fqinj, ashtu si 19 vjet më parë.

“Edhe sot, Kosova dhe rajoni ballafaqohen me sfida derisa Kosova ndonjëherë edhe më kërcënime të drejtpërdrejta nga Beogradi”.

“Përgjigja e shtetit të Kosovës është e qartë, çdo kërcënimi do t’i përgjigjemi, si i jemi përgjgjur më herët, 19 vjet më parë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat