Thaçi dekoron hartuesit e Kushtetutës së Kosovës

Aktuale

Thaçi dekoron hartuesit e Kushtetutës së Kosovës

Më: 10 prill 2018 Në ora: 17:06
Foto

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në dhjetëvjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës i ka dekoruar hartuesit e saj me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë.

Dekoratat do të shpërndahen sot gjatë ceremonisë zyrtare të shënimit të Ditës së Kushtetutës së Kosovës, organizuar nga Ministria e Drejtësisë.

Këta janë emrat e të dekoruarave për kontributin e dhënë në hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës: Arsim Bajrami, Eqrem Kryeziu, Gjylieta Mushkolaj, Hajredin Kuçi, Ylber Hysa, Iljaz Ramajli, Kadri Kryeziu, Mahir Yagcilar,  Nekibe Kelmendi (pas vdekjes), Ramë Manaj, thuhet në njoftimin e Presidencës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat