Thaçi: Samiti i Sofjes, një shans i ri i avancimit të marrëdhënieve të Kosovës me BE-në

Aktuale

Thaçi: Samiti i Sofjes, një shans i ri i avancimit të marrëdhënieve të Kosovës me BE-në

Më: 10 prill 2018 Në ora: 19:30
Hashim Thaçi dhe Boyko Borissov

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar se ka biseduar me kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, për Samitin e Sofjes, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE.

Postimi i Thaçit në Facebook:

Sapo zhvillova një bisedë telefonike me Kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borissov, shtet ky që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian.

Ne biseduam për Samitin e Sofjes, i cili është i rëndësishëm për rrugëtimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE. Poashtu konfirmuam se do të takohemi shumë shpejt për koordinimin të agjendë sonë bilaterale por edhe asaj Euro-Atlantike.

Unë theksova nevojën e qartësimit të perspektivës evropiane për Kosovën, si parakusht për krijimin e një dinamike të re në përmbushjen e kritereve të nevojshme për anëtarësim të plotë në BE.

Samiti i Sofjes për Kosovën është një shans i ri i avancimit të marrëdhënieve me Bashkimin Evropian.

Ishte qëndrim i përbashkët që duhet të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, si një domosdoshmëri për sigurimin e paqes afatgjate në Ballkanin Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat