Fejzullahu: Shqipëria ka goditur qytetarin e Kosovës me taksën e “Rrugës së Kombit”

Aktuale

Fejzullahu: Shqipëria ka goditur qytetarin e Kosovës me taksën e “Rrugës së Kombit”

Më: 11 prill 2018 Në ora: 13:33
Sherif Fejzullahu

Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit gjatë shpalosjes së programit për vitin 2016-2020 ka ngritur disa shqetësime ndaj padrejtësive që u janë bërë konsumatorëve në Kosovë.

Në veçanti ata kanë ngritur shqetësime për taksën e “Rrugës së Kombit” dhe mishin e prishur.

Kryetari i këtij këshilli, Sherif Fejzullahu ka thënë se konsumatori i Kosovës është goditur nga Qeveria e Shqipërisë me taksën e lartë që ka vendosur për rrugën e kombit.    Ai bëri të ditur së qarkullimi i kosovarëve në turizmin shqiptar u ka sjellë miliona euro dhe e konsideron të padrejtë atë vendim ndaj konsumatorit kosovar.

Fejzullahu: Si ka mundësi që shteti shqiptar ta godas konsumatorin e Kosovës

“Si ka mundësi që taksa e proklamuar nga shteti shqiptar në të dy anët nga pesë euro ta godasë konsumatorin e Kosovës?  A e dini se sa euro qarkullojnë nga konsumatori shqiptar që bën turizmin në Shqipëri. Për një sezon veror shteti shqiptar fiton nga kosovarët miliona e miliona euro. Apelojmë te Qeveria edhe te Ministria jonë që të shfrytëzojnë autoritetin që kjo taksë e rrugës së kombit të ulet në nivelet sa e përballon xhepi i konsumatorit”, tha Fejzullahu.

Shqetësim në lidhje me mishin me afat të skaduar ka shprehur anëtarja e këshillit, Lumnije Ajdini.

Ajdini: Duhet të penalizohen të gjithë keqpërdoruesit e mishit

“Kur e shohim reklamën 0.99 euro një kilogram suxhuk industrial, a po e pyesim veten çka përmban ai suxhuk 99 cent, apo nën produktet e tjera të mishit? Sa i përket produktit të mishit dhe nënprodukteve të mishit ne nuk duhet ta fshehim, por duhet të japin përgjegjësi dhe duhet të penalizhen të gjithë ata që e kanë keqpërdorur dhe që kanë luajtur edhe me shëndetin publik të qytetarëve të Kosovës”, tha Ajdini.

Sipas Fejzullahut, Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit  është i gatshëm në çdo moment për mbrojtjen e konsumatorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat