Shahu: Më kini parasysh edhe mua të më shpallni veteran

Aktuale

Shahu: Më kini parasysh edhe mua të më shpallni veteran

Nga: G.B Më: 11 prill 2018 Në ora: 16:24
Rexhep Shahu

Gazetari dhe publicisti Rexhep Shahu, u ka shkruar një letër drejtuar atyre që shpallin veteranë të UÇK-së në Kosovë.

Përmes nj ë postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka treguar se si ka raportuar gjatë luftës dhe si ka lexuar betimin e UÇK-së për Radio Kukësin dhe Radio Tiranën, duke kërkuar që ta kenë parasysh dhe ta shpallin edhe at ë veteran, përcjell Bota sot.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Leter atyre qe shpallin veterane te UÇK-se ne Kosove.

Nese keni qene ndonje dite a ndonje ore ne lufte, nese keni kalue ndonjehere nga kufiri Shqiperi - Kosove, ka shume mundesi t'ua kem permende emrin ndonjehere, ndaj me kini ne vemendje.
Nese keni qene refugjate e UÇK refugjatesh, duhet t'u kem intervistuar ndonjehere dhe i ruaj 340 ore regjistrime audio, ndaj me kini parasysh.
Nese doni ta dini se nga kush e kane degjuar per here te pare degjuesit e Radio Kukesit e te Radio Tiranes betimin e UÇK, tekstin e betimit, e kane degjuar prej meje sepse e kam lexuar me zerin tim. 
Ju garantoj se e kam "kenduar" nje mije here me mire se artisti veteran i UÇK-se Ilir Shaqiri, e pese mije here me mire se ju qe gradoni veterane.
Ndaj me kini parasysh edhe mua te me shpallni veteran. Se nuk behet nami pse dalim me shume veterane e luftetare se sa shqiptare ne moshe lufte ne ate kohe ne Kosove.
Me kini parasysh se noj pare ua dergoj, nuk e la pa ju pague.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat