Kurti kujton Migjenin dhe Agim Ramadanin

Aktuale

Kurti kujton Migjenin dhe Agim Ramadanin

Nga: A.M. Më: 11 prill 2018 Në ora: 19:40
Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka nderuar veprën e veprimtarit Millosh Gjergj Nikolla i njohur si Migjeni në ditën e lindjes së tij.

Po ashtu, ai ka përkujtuar edhe heroin Agim Ramadani, për të cilët ka thënë se “i përkujtojmë sot të dy, si dy nga kulmet e panteonit tonë kombëtar”.

Postimi i plotë:

Në 11 prill 1872 ka lindur Asdreni, poeti e pedagogu, veprimtari e Rilindësi ynë, fjalëve të të cilit u rrimë në këmbë kur këndohet Himni Kombëtar. Në vjershën e tij “Lulëkuqja” ai e poetizon një imazh të cilin edhe sot e kemi para syve tanë, brutal posi atëherë. Imazhi i atdheut të pambrojtur, të parritur, imazhi i një kombi për të cilin s’përkujdeset askush, imazhi i një populli të pastrehë, të mjerë, imazhi i një kulture të pakultivuar, pa stoli. Si lulëkuqja e mbirë anash rrugës. Megjithatë, kjo është lulëkuqja jonë, e cila kur valon ndez shumë zemra. E njëra nga zemrat e mëdha që i ka ndezur kjo lulëkuqja jonë në historinë e saj, është zemra e heroit, Agim Ramadanit, komandantit të Brigadës 138 të UÇK-së, i cili në 11 prill 1999 ra dëshmor në Betejën e Koshares, në luftën tonë për çlirim.

I përkujtojmë sot të dy, si dy nga kulmet e panteonit tonë kombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat