Para Prishtinës, diplomati grek viziton Shkupin për çështjen e emrit

Aktuale

Para Prishtinës, diplomati grek viziton Shkupin për çështjen e emrit

Më: 12 prill 2018 Në ora: 09:45
Ilustrim

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias mëngjesin e sotëm do të zhvillojë një takim me homologun e tij të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, si pjesë e raundit të ri të negociatave për zgjidhjen e kontestit të emrit.

Dy diplomatët përpara takimit të sotëm theksuan se presin progres pozitiv në bisedime, që synon afrimin e mëtejshëm të pozitave, por larg nga një zgjidhje që Athina insiston në ndryshimet kushtetuese ndërsa Maqedonia e konsideron të panevojshme.

Kujtojmë që Kotzias pas Shkupit, do të vizitojë Prishtinën, ku do të pritet nga kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, si dhe presidenti Hashim Thaçi.

Pas takimit, Behgjet Pacolli dhe homologu i tij grek, Kotzias, mbajnë konferencë për media nga ora 15:30. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat